Një person është vrarë në hyrje të Ferizajt, pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Reçaku” ku nga të shtënat me armë zjarri i vrarë ka mbetur një person i gjinisë mashkullore.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi. Ka thënë se rasti ka ndodhur para dy ore, ndërsa viktima është një person i gjinisë mashkullore rreth moshës 20 deri në 30 vjeç.
“Rreth orës 18:45 ka ndodhur një vrasje në Ferizaj, më saktësisht në rrugën “Reçaku”, policia dhe ekipet mjekësore kanë dal në vendin e ngjarjes me që rast mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e një personi të gjinisë mashkullore. Personi dyshohet të jetë rreth moshës 20 deri në 30 vjet. Polica është duke punuar ende në këtë rast”, ka thënë Gashi për Insajderin.