“Një sagë e vogël” (shqip “Toena” 2017; italisht “Castelvecchi” 2018) e Besnik Mustafaj, shkrimtar dhe ish-ministër shqiptar, është një roman që të mbetet gjatë në mendje. Burgjet janë ato të regjimit komunist të Enver Hoxhës në Shqipëri, shkruan sot Koha Ditore.
Fati i të burgosurve duket si i lidhur me fundin e tyre pas hekurave apo në kryqëzimin e jetëve të tyre me të dënuarit e tjerë. Ka edhe diçka arkaike, rituale e popullore në të. Diçka që zbardh historinë, edhe pse e rikrijon atë. Ndryshe nuk do të ishte një sagë. Kapitulli i gjatë qendror është edhe ai më i rëndësishmi i librit ashtu si edhe një moment i vërtetë shokues për lexuesin. I dënuari fiton mundësinë për të kaluar një natë me të shoqen në mjediset e brendshme të burgut.
Në mënyrë që të mos rrezikonte mohimin e kësaj mundësie aq shumë të pritur, ai i nënshtrohet çdo lloj detyrimi. Për javë të tëra ëndërron vetëm puthjet dhe përqafimet e së shoqes. Ai, përherë një karakter i mbyllur dhe introvert, kësaj radhe do t’i tregojë asaj që ka ndryshuar dhe më në fund do t’i thotë se sa shumë e dashuron.