Dje presidentja u paraqit me një shfaqje pa shije e me shumë demagogji në KS të OKB-së.
Në radhë të parë vazhdoi me fjalime patetike e histerike njëjtë si në fushata zgjedhore, në Kuvend e nëpër studio televizive. Foli për gjëra të cilat askujt nuk i interesojnë dhe nuk kanë asnjë rëndësi 25 vjet pas çlirimit e 16 vjet pas shpalljes se pavarësisë. Kujt i interesojne grindjet me Vuçiqin? Bota e di se Serbia është bombarduar dhe është përzënë nga Kosova, ndërsa krerët e shtetit serb janë shpallur fajtorë në Tribunalin për Krime të Luftës në Hagë.
Tani është koha e përmirësimit e normalizimit të raporteve dhe e dialogut i cili ka filluar me sukses para nje dekade me marrëveshje te ndërmjetësuara nga BE-ja e SHBA-ja. Ne si shtet i kemi obligimet tona të cilat duhet t’i përmbushim dhe me Serbinë rrugët i kemi të ndara. Se çka bën e si sillet Serbia, nuk është fare punë e jona po e aleatëve tanë.
Për fat te keq prej se kanë ardhe Kurti e Vjosa në pushtet, Serbia është kthyer fuqishëm në skenë dhe është faktorizuar. Vuçiqi si politikan finok ka arritur me sukses që veprimet e krerëve të shtetit të Kosovës t’i fusë ne agjendën e tij.
Dje presidentja u kritikua për herë te parë nga aleatët tane, njëjtë si kryeministri herën e kaluar, për shkak se nuk po i zbaton marrëveshjet dhe po i shkelë te drejtat e qytetarëve të Kosovës me etni serbe.
Po dje doli raporti i DASH-it ku flitet për shkallë të larte të korrupsionit, për shkeljen e të drejtave të etnive pakicë si dhe për sulme e kërcënime mbi gazetarët.
Po dje doli edhe rezultati i zgjedhjeve në Veri i cili tregoi shumë qartë se për katër vite pushtet te Vjosës e Kurtit, sovraniteti në Veri ka rënë ne 0.4%. Pra 99.6% e qytetarëve te katër komunave veriore nuk i beson kësaj qeverie e këtij pushteti.
Ne fund ishte i pamoralshem tej mase sjellja e katër grave të cilat kanë përjetuar dhune gjate luftës ne Kosovë per t’i ekspozuar para krejt botës. Aq me keq kur këto gra jane detyruar që të ikin ne shtete të tjera per t’u rehabilituar e shëruar nga këto pasoja, sepse shteti në te cilin Vjosa është presidente ka dështuar. Është tmerrësisht e pafalshme që tragjedia e vuajtjet e tyre të përdoren për propagandë politike nga ana e Vjosës.
Dhe krejt në fund, nga deklatimi i pasurisë se Vjosës rezulton se është ndër politikanet me të pasura ne botë. Me pagë për disa vite punë, nuk arrihet kurrë tërë ajo pasuri milionëshe. Aq më pak në një shtet të varfër siç është Kosova, shtet i cili nuk ka zhvillim as investime dhe thuaja se është zbrazur nga të rinjtë e aftë për punë.