Një person sot rreth orës 14:00 dyshohet se është vetëvarur në një hotel në Gjakovë.
Lajmin për Gazetën Sinjali, e kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës, të cilët kanë treguar se personi ishte regjistruar mbrëmë në këtë hotel.
“Sot me datë 04.03.2022, rreth orës 14:00, Stacioni policor – Gjakovë është njoftuar për një person të varur në terasën e hotel “Luxus” -Gjakovë. Patrulla policor ka shkuar në atë lokacion dhe ka takuar punëtorin në hotelin “Luxus” dhe i njëjti ka informuar se këtë person e ka pranuar mbrëmë rreth mesnatës, kurse sot ka vërejtur këtë person të varur në terasën e hotelit”, kanë treguar nga Policia e Kosovës.
“Në vendngjarje po ashtu ka dalë emergjenca dhe mjeku kujdestar, ku ka bërë konstatimin e vdekjes së personit të moshës 1995. Në lidhje me rastin është informuar edhe prokurori kujdestar i cili ka dalë në vendin e ngjarjes. Pas procedimit të vendit të ngjarjes trupi i viktimës është ekzaminuar dhe tërhequr nga ekipi i mjekësisë ligjore ku me urdhër të prokurorit viktima është dërguar në IML për autopsi”.
Po ashtu, nga Policia kanë treguar se viktima është shqiptar nga Kosova me shtetësi amerikane.