Një shtetas i huaj ka humbur jetën pasditen e së premtes në ujërat e lumit Buna në Shkodër.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Darragjatë të njësisë administrative Dajç, ku shtetasi maroken me pasaportë franceze ka hyrë në ujërat e lumit Buna dhe nuk ka dalë më prej atyre.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes ndërkohë që palombarët kanë shkuar në vendngjarje dhe po kërkojnë për trupin.