Një stuhi e fortë përfshiu të gjithë pjesën jugore të Anglisë gjatë natës, me bubullime të forta, rrufe dhe shi të madh.
Më shumë se 120,000 rrufe u regjistruan në Francën veriore dhe në Anën juglindore brenda 12 orësh.
Meteorologët bëjnë të ditur se ka pasur deri në 500 rrufe në minutë, raporton “BBC”.
Një shtëpi në Kent të Anglisë, u godit nga rrufeja pas orës 02:00 të mëngjesit duke i vënë zjarrin çatisë.
Një shtëpi tjetër u godit në Folkestone, duke lënë gjithë zonën pa drita.