Një super BMW hibrid me 700 kuajfuqi

Prishtinë | 02 Jan 2019 | 11:36 | Nga Ekonomia Online

Si një zëvendësim indirekt i i8-shit, kjo veturë hibride do të jetë ‘mbreti’ i linjës sportive M Performance.

BMW është duke punuar në një super veturë të re hibride e cila do të ketë mbi 700 kuajfuqi, transmeton koha.net.

Kjo super veturë sportive hibride e BMW-së do të ketë motorin 1.5 litërsh me benzinë si dhe një tjetri elektrik.

Së bashku këta dy motor do të prodhojnë mbi 700 kuajfuqi, ndërsa pritet të kushtoj më shumë se sa i8 Coupe i ri, që kushton 148 mijë euro.

Ky BMW tani është në fazat e hershme të zhvillimit, ndërsa pritet të dal në treg në 2023-ën.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme