Vedat Muriqi është futbollisti i radhës që ka marrë lejen e FIFA-s për të luajtur për Përfaqësuesen e Kosovës.
Sulmuesi i Genclerbirigi tani mund të luaj për Kosovën në ndeshjen e parë historike, më 5 shtator ndaj Finlandës.
Muriqi në të kaluarën ka qenë pjesë e grupmoshave të Shqipërisë, por pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, ka vendosur të përfaqësojë vendin e tij, për të cilën edhe ka marrë aprovimin nga shtëpia më e madhe e futbollit, përcjell Lajmi.net.
Tani kanë mbetur edhe gjashtë lojtarë që janë në pritje të lejes së FIFA-s.
Portieri Samir Ujkani, mbrojtësi Amir Rrahmani, mesfushorët Herolind Shala, Alban Meha, Milot Rashica dhe Valon Berisha.