Mbrëmë dhe sot është raportuar në lidhje më një vjedhje që ka ndodhur në Kaçanik, në fshatin Gjurgjedel.
Persona të armatosur kanë hyrë në shtëpinë një 70 vjeçareje, ku e kanë sulmuar dhe ia kanë vjedhur 55 mijë euro, dhe mësohet se 70 vjeçarja është Remzije Mani.
Deri më tani në lidhje me këtë rast dy persona janë arrestuar. Sipas raportit të Policisë, të dyshuarit kanë marr një kasafortë.
“Fsh. Gjurgjedell, Kaçanik 02.01.2021-21:55. Viktima femer kosovar e ka raportuar se tre te dyshuar të panjohur me forcë kane depërtuar ne shtëpinë e saj , e kane lidhur me lidhëse plastike , e kane sulmuar fizikisht dhe nën kërcënimin e armës se ftohte e kane detyruar të tregon vendin e kasafortës. Te dyshuarit kane marre kasafortën dhe janë larguar ne drejtim te panjohur. Rasti nen hetime.”, njofton Policia e Kosovës.