Një tërmet i fuqishëm ka goditur brigjet e Japonisë, duke bërë që institucionet e vendit të lëshojnë një paralajmërim për cunami.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë tha se tërmeti i së martës kishte një fuqi prej 6.7 shkallësh të Rihterit. Lartësia e mundshme e cunamit vlerësohet të jetë më shumë se 1 metës, sipas agjencisë.
Nuk pati njoftime të menjëhershme për dëmtime apo viktima nga tërmeti, epiqendra e të cilit ishte 85 kilometra në verilindje të ishullit kryesor të Japonisë në Honshu.
Japonia qëndron përgjatë të ashtuquajturës Unaza e Zjarrit, një hark vullkanësh në pellgun e Paqësorit.
Në vitin 2011 një cunami i shkaktuar nga një tërmet nënujor la të vdekur më shumë se 18 mijë njerëz.