Një tërmet i madh goditi bregdetin verior të Japonisë sot, por nuk ka raportime për dëme serioze ose lëndime dhe asnjë rrezik nga një cunami, kanë thënë zyrtarët.
Tërmeti me magnitudë 7.0 goditi në det, rreth 100 kilomtra në juglindje të Ishujve Kuril të Rusisë, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.
Tërmeti nënujor ndodhi 160 kilometra nën sipërfaqen e oqeanit. Policia prefekturale Hokkaido tha se ata nuk kishin marrë raporte për dëme ose lëndime.
Zyrtarët thanë se tërmeti nuk ka të ngjarë të shkaktojë ndonjë tsumani për shkak të thellësisë dhe distancës së tij nga bregu.
Sistemi i Paralajmërimit të Tsunami amerikan tha që nuk kishte gjithashtu asnjë kërcënim për Guam, Rota, Tinian ose Saipan që janë aty pranë.
Japonia u godit nga një tërmet tjetër dje, me madhësi 5.2, që goditi brigjet e prefekturës së Fukushima, transmeton Telegrafi.
Në vitin 2011, Fukushima ishte vendi i katastrofës më të rëndë bërthamore në botë që nga Çernobili kur një tërmet me magnitudë 9.1 shkaktoi një tsunami që përmbyti planin bërthamor dhe që çoi në një rrjedhje rrezatimi.