Një tigër katërvjeçar në kopshtin zoologjik “Bronx” ka dalë pozitiv në testin për Coronavirus.
Tigri me emrin Nadia besohet të jetë rasti i parë i një kafshe të infektuar me virusin Covid-19, shkruan “BBC”.
Zyrtarët e këtij kopshti zoologjik thanë se rezultati i testit është konfirmuar nga Laboratori Kombëtar për Veterinari në Ioëa. Besohet se tigri është infektuar nga një punëtor i kopshtit, i cili nuk kishte simptoma.
“Kjo është hera e parë që ne e dimë një rast që një person e ka infektuar një kafshë”, tha Paul Challe, kryeveteriner i kopshtit zoologjik.
Në një deklaratë të lëshuar nga zyrtarët e kopshtit thuhet se tigri ka shfaqur mungesë të apetitit dhe ka kollitje të thatë, por ndodhet në gjendje të mirë në përgjithësi.