Këngëtari Yll Limani sapo e ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.
Edhe kjo këngë është këngë dashurie sikur ajo e fundit dhe vjen në versionin audio, pa videoklip, shkruan lajmi.net
“A ja ka vlejt” mban titullin kënga por Ylli ka zgjedhur të mos i bëj publik bashkëpunëtorët e saj.
Këngëtari kosovar së fundmi duket se është përkushtuar në projekte të tilla muzikore dhe “Ty” pati një sukses të jashtëzakonshëm.
Ndonëse po i këndon shpesh dashurisë ai akoma nuk ka deklaruar për një lidhje të mundshme dashurie.