Një tjetër kosovar mbytet në Velipojë, hyri ta shpëtonte gruan

Velipojë | 20 Kor 2017 | 18:21 | Nga

Tjetër tragjedi në plazhet shqiptare, futet për të shpëtuar gruan, por mbytet vetë.

Një shtetas kosovar është mbytur ditën e sotme në plazhin e Velipojës. Sipas burimeve të policisë, ngjarja ka ndodhur të enjtes rreth orës 16:15.

Viktima është F.H., 35-vjeçar, banues në Prishtinë.

Sipas dëshmitarëve, ai ishte duke u përpjekur për të shpëtuar të shoqen e cila ndodhej në det.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, raporton Shekulli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme