Një tjetër njeri i afërt me Vetëvendosjen ka kritikuar propozimin e Kurtit që Arbërie Nagavci të bëhet ministre e Arsimit dhe Shkencës.
Pas Rron Gjinovcit, edhe Valmir Krasniqi ka kritikuar përzgjedhjen e Nagavci në këtë pozicion të rëndësishëm për shtetin.
“Vizioni e programi i Albin Kurtit e LVV për arsim është për keqardhje! – ka komentuar Krasniqi në profilin e tij në Facebook.
Po ashtu, ai nuk ka ngurruar ta quajë Nagavcin, ish nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës si “mediokre për arsim”.
Statusi i plotë:
Vizioni e programi i Albin Kurtit e LVV per arsim është për keqardhje! Nagavci është një mediokre për arsim dhe emërimi i saj n’pozitën e ministres së Arsimit dhe Shkencës eshte ogur i keq për arsimin e për Kosovën!