Reperi nga Gjilani, Kastro, sot (e mërkurë) ka prezantuar para publikut projektin më të ri muzikor.
“DemBabaDem” titullohet kënga e re e artistit të njohur, të cilën e ka shoqëruar me një klip mjaft të veçantë.
Në njërën pjesë të videoklipit, ai shfaqet kuq e zi të kombinuar tashmë me tekstin dhe tematikën që trajton.
Miksimin dhe masterizimin e këngës e ka bërë Chekaa, teksa për producimin është kujdesur Lewo.
Producent ekzekutiv i këtij projekti ritmik të Kastros është Liridon Rexhepi.
Kënga po ashtu është lansuar edhe në platformën zyrtare të reperit në YouTube.
Kastro përndryshe është reper shumë i pëlqyer në skenën muzikore shqiptare, i cili po vazhdon të marrë vëmendje me secilin projekt të tij.