Një shtetas sllovak ka gjetur vdekjen këtë pasdite në plazhin e Golemit. Më herët gjatë ditës një vajzë 15-vjeçare ruse vdiq në Ksamil.
Policia bën të ditur se ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 19:45 kur është marrë një telefonatë në numrin e Emergjencave 112 për një person pa ndjenja në bregun e plazhit të Golemit.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca dhe nga verifikimet paraprake ka rezultuar se ka ndërruar jetë shtetasi sllovak Beres S.,66 vjeç.
Sipas deklarimeve të bashkëshortes, ai ka konsumuar një sasi të madhe alkooli dhe është futur në det për të notuar.