Një tjetër tragjedi me emigrantë në Mesdhe

Prishtinë | 03 Kor 2018 | 15:37 | Nga

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, UNCHR ka raportuar një tjetër tragjedi me emigrantë në mesdhe. Bëhet fjalë për 114 persona të zhdukur në afërsi të brigjeve të Libisë.

“Një ditë e trishtë në det: sot 276 refugjatë dhe emigrantë janë zbarkuar në Tripoli, përfshirë 16 të mbijetuar nga një anije që transportonte 130 persona, prej të cilëve 114 konsiderohen të zhdukur”, transmeton abcnews.al.

Kështu shkruan në një njoftim seksioni i OKB-së për refugjatët në Libi. Ndërkohë, itenerari i refugjatëve në Mesdhe që kërkojnë të arrijnë në Itali, është më vdekjeprurësi. Raportohet se nga viti 2014 e deri në 2017 rreth 15 mijë emigrantë kanë humbur jetën. Shumica e tyre vijnë nga vendet afrikane dhe Lindja e Mesme.

Të ngjashme