KB: Sulmi në Libi arrin nivelin e krimit të luftës

Prishtinë | 03 Kor 2019 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Një sulm ajror, i cili la të vrarë mbi 44 migrantë në një qendër ndalimi jashtë kryeqytetit të Libisë, Tripoli, “arrin nivelin e krimit të luftës”, thanë Kombet e Bashkuara.

Mbi 130 njerëz të tjerë u plagosën në sulmin, për të cilin u fajësuan forcat e gjeneralit, Khalifa Haftar.

Trupat e tij e akuzojnë Qeverinë në Tripoli për sulmin.

Shumica e viktimave besohet se janë afrikanë sub-saharianë, që kanë bërë përpjekje të arrijnë në Evropë nga Libia, përmes detit.

Mijëra migrantë mbahen në qendrat e paraburgimit në Libi.

Kreu i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Libi, Ghassan Salama,shprehu tronditjen e tij nga sulmi teksa vizitoi qendrën e paraburgimit në Tajoura.

Tajoura strehon rreth 600 migrantë.

Në vitet e fundit, Libia ka qenë një rrugë kryesore për migrantët që përpiqen të arrijnë në Evropë.

Ky vend është shkatërruar nga dhuna dhe ndarja qëkur udhëheqësi i tij veteran, Muammar Gaddafi, është rrëzuar nga pushteti dhe është vrarë në vitin 2011.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme