Një ushtar italian i KFOR-it humb jetën në aksident, ndalohet shoferi i kamionit civil

Prishtinë | 24 Tet 2023 | 21:40 | Nga Ekonomia Online

Misioni Paqeruajtës i NATO-s në Kosovë ka njoftuar se një ushtar italian i KFOR-it ka hunbur jetën në një aksident rrugor, që ka ndodhur sot pasdite, në rrugën Pejë – Klinë.

Ai ishte i angazhuar në bazën e KFOR-it në Novosellë dhe ishte viktimë e një aksidenti rrugor derisa ishte në bordin e një
automjet ushtarak VM90.

“Ushtari, në gjendje kritike dhe pa ndjenja, u transportua menjëherë me helikopter drejt Spitalit Amerikan në Prishtinë”, ka njoftuar KFOR-i, nëpërmes një komunikate shtypi.

Por, ai nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve dhe u shpall i vdekur rreth orës 16:50.

“Në mjetin e përfshirë në aksident ndodhej edhe një tjetër ushtar i cili u transportua
në një gjendje të vetëdijshme dhe të qëndrueshme në Camp Villaggio Italia me ambulancë, dhe më pas u dërgua në
spitali ushtarak në Camp Film City për kontrolle të mëtejshme”.

Prokuroria e Kosovës në Pejë ka konfirmuar se në aksidentin që ndodhi në fshatin Leshan është lënduar dhe një civil, drejtuesi i një kamioni të përfshirë në ndeshje. Ai cilësohet si i dyshuar për aksidentin e shkaktuar.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, tha se personi i dyshuar për shkaktimin e aksidentit është dërguar për mjekim të mëtejshëm në QKUK në Prishtinë.

“Ai është është ndaluar për 48 orë”, tha Nikçi.

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutas, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e ushtarit.

“Mendimet e mia janë me familjen dhe miqtë e ushtarit që ndërroi jetë në këto rrethana tragjike. I urojmë dhe shpresojmë tjetrit një shërim të shpejtë ushtar i plagosur”.

Policia Ushtarake Ndërkombëtare po heton shkakun e aksidentit, më bashkëpunim me autoritetet vendore dhe ndërkombëtare, përfundon njoftimi i KFOR-it.

Të ngjashme