Një ushtar turk vritet dhe dy të tjerë plagosen në kufi me Iranin

Prishtinë | 24 Qer 2020 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Një ushtar turk është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në pjesën juglindore të Turqisë pasi ata u qëlluan me armë zjarri nga ana iraniane e kufirit.

Lajmin e bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, pa treguar se kush i ka qëlluar ushtarët e saj, shkruan “Reuters”.

Kjo ministri tha se ushtarët ishin duke kryer mision vëzhgimi në qytezën kufitare, Yuksekova, që shtrihet në provincën Hakkari.

Ndryshe, Turqia për dekada të tëra e ka luftuar grupin militant kurd, PKK, që kërkon autonomi për Kurdistanin brenda territorit të Turqisë./ge

Të ngjashme