Një vajzë dërgohet e vdekur në spital, Policia po heton rastin

Prishtinë | 07 Pri 2020 | 12:33 | Nga Ekonomia Online

Një vajzë pa shenja jete është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare gjatë ditës së djeshme në Istog.

Policia në cilësi të dëshmitarëve ka intervistuar disa nga familjarët e viktimës.

Deri më tani nuk ka informacione se si ka ndodhur rasti dhe nuk ka të dyshuar.

Sipas raportit policor, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion dhe rasti është duke u hetuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme