Save the Children thotë se martesa e hershme mund të shkaktojë ngecje në çdo etapë të jetës së vajzës.
Konflikti, varfëria dhe kriza humanitare shihen si faktorët kryesorë që çojnë në martesa të fëmijëve.
“Martesa e fëmijës nis me një cikël disavantazhesh që e privon atë nga të drejtat themelore për të mësuar, për t’u zhvilluar dhe për të qenë fëmijë”, tha shefja ekzekutive e Save the Children, Helle Thorning-Schmidt.
Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara – UNICEF – llogarit se numri i grave të martuara në fëmijëri do të rritet nga 700 milionë sa është sot në rreth 950 milionë në vitin 2030.
Raporti i Save the Children përkon me Ditën Ndërkombëtare të Vajzës që shënohet sot.