Në Mitrovicë ka ndodhur një aksident trafiku, me ç’rast një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar.
“Një mashkull K/Shqiptar gjersa ishte duke drejtuar veturën ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës. Si pasojë e aksidentit, ngasësi i automjetit dhe dy pasagjere femra K-shqiptare kanë pësuar lëndime. Njëra nga pasagjeret si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë. Të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë e viktimës iu lirohet familjarëve. Rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raporton e Policisë..