Shënohet viktima e parë nga sëmundja e meningitit. Pas analizave të kryera, specialistët e Shëndetit Publik konfirmuan se 27-vjeçari, efektiv i policisë, humbi jetën nga bakteri i meningoksemisë.
Dyshohet se edhe dy persona të tjerë, një 33-vjeçar nga Tirana dhe një 30-vjeçare nga Durrësi, kanë gjetur vdekjen ditët e fundit nga kjo sëmundje. Rezultatet e analizave ende nuk kanë dalë edhe pse dyshohet se edhe gripi mund të jetë shkaku i humbjes së jetës.
Bakteri i mengingoksemisë përhapet përmes pështymës dhe zakonisht në periudhën e virozave. Diagnoza në fillim është e vështirë pasi ka shenjat e gripit, por më pas dallohet nga komplikacionet dhe temperatura shumë e lartë./A2/