Një vit masë edukative në burg të miturit që sulmoi romen në Ferizaj

Prishtinë | 08 Kor 2019 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamentit për të Mitur, sot shpalli aktvendim ndaj të miturit B.T, i cili sipas propozimit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj për shqiptimin e burgut për të mitur, ka kryer veprën penale ‘sulm’.

Bëhet fjalë për sulmin që i bëri gruas rome në Ferizaj, i cili pa asnjë shkak e sulmoi duke e goditur në trup e fytyrë.

Në komunikatën për media, thuhet se gjyqtarja për të Mitur Kadrije Goga Lubishtani, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, pranimit të përgjegjësisë penale nga i pandehuri – i mituri, për veprën penale me të cilën e ngarkon propozimi i prokurorisë, të miturit i shqiptoi masën edukative – dërgimi në institucionin edukativo korrektues në kohëzgjatje prej një viti, ndërsa me aktvendim të njëjtit i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, transmeton Koha.net.

“I pandehuri/i mitur, më 31 maj 2019 në Ferizaj, në rr.”Dëshmorët e Kombit”, përkatësisht në sheshin e qytetit para postës, derisa e dëmtuara Z.S ishte duke ecur, pas asnjë arsye e sulmon duke e goditur fillimisht mbrapa me grusht në kokë nga e cila goditje e dëmtuara rrëzohet, pastaj i mituri në mënyrë të paskrupullt e godet me shkelma në fytyrë, pra i mituri me dashje e ka përdorur forcën ndaj të dëmtuarës i motivuar për shkak të kombësisë së të dëmtuarës dhe ndikimet nga rrjetet sociale”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme