Qindra njerëz u mblodhën në një shërbesë për të shënuar përvjetorin e parë të sulmit vetëvrasës në një sallë të koncerteve në Mançester.
Njëzetedy njerëz janë vrarë dhe qindra janë plagsour nga shpërthimi i bombës në Manchester Arena, më 22 maj të vitit 2017.
Sulmi ka ndodhur derisa ka qenë duke kënduar këngëtarja amerikane, Ariana Grande.
Princi i Britanisë, William, dhe kryeministrja Theresa May iu bashkuan familjeve të viktimave në Katedralen e Mançesterit.
Në një deklaratë në Facebook, të lëshuar përpara se të merrte pjesë në shërbesë, May tha se sulmi ishte “i dizajnuar për të goditur në zemër vlerat tona dhe mënyrën tonë të jetesës”.
Njeriu i cili ka kryer sulmin vetëvrasës në Mançester është identifikuar si Salman Abedi, me prejardhje nga Libia.