Një i vrarë nga sulmi në një shkollë në Rusi

Prishtinë | 10 Maj 2018 | 11:04 | Nga

Një nxënës i një shkolle profesionale në Siberi qëlloi dhe plagosi një nxënës tjetër përpara se të vriste veten, thanë zyrtarët rajonalë.

Komiteti Hetues i Rusisë tha përmes një deklarate se nxënësi 17-vjeçar qëlloi shokun e klasës në shkollën Barabinsk, përpara se të kthente armën kah vetja.

Komiteti tha se sulmuesi ka vdekur nga plaga në vendngjarje, ndërsa viktima e tij u dërgua në spital.

Dy nxënës të tjerë u hodhën nga dritarja për të ikur nga sulmuesi.

Në janar, 15 nxënës janë plagosur në një sulm me thikë nga një adoleshent në qytetin rus Perm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme