Të mërkurën dyshohet se ka ndodhur të një incident në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, por këtë herë e dyshuar është një zyrtare e këtij institucioni.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se një zyrtare e Prokurorisë ka përfunduar në ndalim policor, nën dyshimet se ka kryer veprën penale “Kanosje”.
Sipas informacioneve të para e dyshuara është përfshirë në një konflikt verbal me një person në një zyrë të Prokurorisë.
Posa Policia është vënë në dijeni për rastin, zyrtarja e dyshuar e PTh-së është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me atë që ka ndodhur dhe ndër të tjera, e ka mohuar ta ketë kërcënuar palën tjetër.