Njëmbëdhjetë ushtarë amerikanë ishin lënduar gjatë sulmeve me raketa mbi bazën ajrore në Irak

Prishtinë | 17 Jan 2020 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Njëmbëdhjetë ushtarë amerikanë janë lënduar gjatë sulmeve iraniane me raketa mbi bazën amerikane Al-Asad në Irak, edhe pse Pentagoni fillimisht kishte konfirmuar se nuk ka pasur viktima e as të lënduar.

“Edhe pse asnjë pjesëtarë i ushtrisë amerikane nuk ka humbur jetën në sulmet e 8 janarit, disa prej tyre po shërohen pasi kanë simptoma të shkundjes së trurit nga shpërthimet dhe gjendja e tyre po vazhdon të monitorohet”, ka bërë të ditur koalicioni ushtarak i udhëhequr nga SHBA-të, që në Irak dhe Siri luftojnë kundër “Shtetit Islamik”, raporton CNN transmeton Telegrafi.

Në komunikatë gjithashtu thuhet se ata janë dërguar për tretman në Landshtul të Gjermanisë për të kryer analiza më të detajuara, dhe se ata pritet t’i kthehen shërbimit ushtarak në momentin që shpallen të aftë për punë.

Një zyrtar i ushtrisë amerikane ka deklaruar për CNN së në sulmin me raketa janë lënduar 11 ushtarë, që cilësohet si kundërpërgjigje për vrasjen e gjeneralit iranian Qassem Soleimani.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, pati deklaruar gjatë javës së kaluar, se sipas vlerësimeve të para, në bazën e sulmuar me raketa janë shkaktuar vetëm dëme materiale. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme