Njëra nga vullnetarët thotë se në Qendrën e Karantinës kishte defekte e incidente

Prishtinë | 26 Tet 2020 | 11:56 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ekipi i vullnetare në Qendrën e Karantinës në Prishtinë, kanë thënë se detyra e tyre ka qenë akomodimi i të ardhurave në Qendrën e Karantinës, si dhe janë kujdesur që të respektohet distanca, raporton Ekonomia Online.

Dy anëtarët nga grupi i vullnetarëve në këtë Qendër, kanë thënë se i ndjeri Agon Musliu nuk ishte shprehur se ka ndonjë problem shëndetësor.

Ata në Komisionin parlamentar për menaxhimin e pandemisë janë shprehur se për gjendjen shëndetësore të banorëve në Qendrën e Karantinës i kanë bërë nga IKSHPK-ja.

Mirjeta Ahmeti doktoreshë e mjekësisë së përgjithshme ka thënë se në se më 2 maj, nuk ka qenë në pranim e banorëve, ani pse ka qenë në punë.

“Unë ndaja detyra dhe organizoja vullnetarët gjatë karantinës. Epikin e logjistikës dhe mjekët. Një ndërrim i vullnetarëve ka punuar aq sa ka pas nevojë pa orar. Kemi punuar në mënyrë që me ndihmuar se ka pasur procedura të gjata dhe ka qenë sfiduese. Me datën 2 maj kam qenë në detyrë por jo në pranim sepse punonim me ndërrime”, tha ajo.

Njëri nga punëtorët tjerë vullnetarë në këtë qendër tha se i ndjeri Agon Musliu nuk ka pasur ndonjë kërkesë të veçantë.

“Me 2 maj ishim shumë persona që kemi marr pjesë në rehatimin e të ardhurve nga aeroporti. S’ka pas shumë që kanë ardhur. Ne kemi pas detyrë me majtë rregull e rend. Me mbajte distancën. Pyetjet për gjendjen shëndetësore të të ardhurve i kanë bërë nga IKSHP. Agon Musliu s’ka pas ndonjë kërkesë të veçantë. Ai s’ka jap letërnjoftimin e ka ditur përmendsh numrin identifikues”, tha ai.

Po ashtu edhe njëra nga punëtoret tjera vullnetare në këtë qendër, ka thënë se Agon Musliu nuk është ankuar se ka ndonjë problem shëndetësor, por sipas saj ai është shprehur se para se të shkonte ne Gjermani kishte problem me veshkë.

” Ne ju kemi bërë pyetje të  ardhurve. Më kujtohet qe i ndjeri Musliu s’ka treguar se ka ndonjë problem shëndetësor. Por ka thënë  se para se të shkonte në Gjermani ka pasur problem me veshkë. S’ka dhënë ndonjë dokument që tregon se ka ndonjë problem”, tha ajo.

Labinotë Demi anëtare e komisionit ka pyetur se si është e mundur që askush të mos ketë vërejtur diçka të veçantë të Agon Musliu

“Qysh është e mundur që askush s’ka pa diçka të veçantë të Agoni. Numrat në korridor a kanë qenë të qasshëm. Sa raste kanë kontaktuar këta numra? A ka pas ankesa që s’ka qasje në telefon”, ka pyetur ajo.

“S’ka qenë numër shumë i lartë i rasteve që kanë thirr për probleme shëndetësore”, ka thënë Ademi pjesë e grupit të vullnetarëve.

Bekim Haxhiu ka pyetur se kur kanë filluar punën si vullnetar, Genti ka treguar se të tre kanë nisur më 18 mars.

Nëse keni shkuar te një i karantinuar dhe dera ka qenë mbyllë si keni vepruar ka pyetur Haxhiu,

Kemi  mbajtur shënime  dhe kamë bërë raport që është dorëzua te personat përgjegjës.

Ilir Ferati deputet ka pyetur se pse janë pranuar njerëz me sëmundje kronike?

Ahmeti ka njoftuar se  fillimisht është dashtë të karantinoret çdo kush, s’ka pas kritere, më vonë janë caktua 5 kritere nga ministria që lironin personat nga karantina.

Enkelë Koci njëra nga vullnetarët në Qendrën e Karantinës ka thënë se ata nuk i kanë pasur detyrat e caktuara.

Ajo ka thënë pas datës 2 mars menaxhimi nuk ka qenë si duhet në Qendrën e Karantinës, pas kishte incidente.

“S’jam e kënaqur qysh ka shkuar  pas datës 2 mars menaxhimi ne Konvikte. Ka pasur defekte e incidente. Kemi pasur sulme prej banorëve në mënyrë fizike e verbale”, tha ajo

Edita Sadriu, vullnetare në Qendrën e Karantinës tha se nuk pasur kontakte atë ditë me Agon Musliun.

” Nuk jam taku atë ditë më Agonin s’ka pas ndonjë shënim a thirrje prej tij që ka ndonjë problem. Unë kam qëndruar me një person tjetër deri 2 orë atë ditë.

Kusai Lila ka pyetur se sa shpejt kanë shkuar të dikush që ka pas kërkesë, Sadriu ka thënë se deri në 5 minuta.

Shkumbin Demaliaj ka pyetur se a njeh ndonjë person që ka pasur sëmundje kronike në karantinë, Koci ka thënë se po madje që kanë pasur më shumë se një sëmundje.

Fatmire Kollcaku nëse u është dhënë prioritet vizitave me kërkesa dhe shqetësime dhe nëse kanë qenë në dijeni se Agoni ka pasur ankesa?

” Pacientet që kanë pas nevojë për ndehëm specilaistike ju kemi dhënë shumë përparësi në trajtim. Unë kam qenë edhe në pranim të Agonit. Ai ka qenë shumë i qetë. S’ka pas rezistencë dhe i ka kuptuar  të gjitha rregullat e karantinimit, është shprehur Koci.

Të ngjashme