Në dukje – në trajtë njeriu,
në gjenezë – pjellë djalli.
Me mendje plot tallaze,
ushqimi i preferuar: gjaku.
Dëfrimi i tyre – të therin, të vrasin
njerëz të pafajshëm.
Identiteti: kriminelë të klasit të parë.
Dëmshpërblimi për viktimat?
Kriminelëve — u humbtë rrënjë e farë!