Njerëz të maskuar e të armatosur me gaz lotësjellës kanë plaçkitur rreth 20 turistë të cilët po prisnin për autobusët jashtë një hoteli në aeroportin e Parisit.
Hajdutët e veshur me të zeza, arritën në të paktën dy automjete në hotel pranë aeroportit Chares de Gaulle dhe plaçkitën të shtunën turistët francezë, amerikanë dhe marokenë, transmeton Klan Kosova.
Ata grabitën në bagazhet e tyre, sendet personale.
Hotelet përreth aeroportit, si dhe autostrada që çon në Charles de Gaulle dhe Le Bourget – aeroporti më i ngarkuar i aviacionit në Evropë – janë shpesh të synuara nga hajdutët, raportojnë autoritetet lokale.