Nëse je si shumica e personave, ti e ke patur gabim në shumë raste në jetën tënde. Një mik ta punoi keq apo ish-i yt të shkaktoi aq shumë dhimbje dhe ta theu zemrën. Shumica e njerëzve do të ndjenin nevojën për t’u hakmarrë kundrejt personit që i ka dëmtuar apo i ka lënduar në një mënyrë a në një tjetër.
Por një mundësi më e mirë është që ta lësh Karmën ta bëjë këtë gjë. Karma është një forcë e fuqishme në Univers dhe njerëzit e fortë janë ata të cilët ia lënë Karmës këtë gjë. Por pse një njeri i fortë thjesht nuk bën asgjë?
Ja arsyet që ju rendisim:
Hakmarrja nuk të jep ndjesi të mirë
Për momentin mund të duket sikur të jep kënaqësi, por kur hakmerresh nuk ndihesh fare mirë. Mahatma Gandhi dikur tha, “Një sy për një sy thjesht përfundon duke e lënë gjithë botën të verbër.” Hulumtuesit dhe teoricienët besojnë se hakmarrja është një formë e stabilizimit të drejtësisë dhe se kërcënimi i hakmarrjes mund të shërbejë si një formë mbrojtjeje, një lloj përforcimi i bashkëpunimit social.
Në fakt, njerëzit e fortë shpesh ndjejnë më thellë se të tjerët dhe hakmarrja mund t’i shkaktojë një personi të tillë ndjesinë e keqardhjes dhe do t’i bëjë të ndihen akoma më keq. Si përfundim, të kërkosh të hakmerresh ndaj dikujt thjesht nuk ia vlen, ndaj të lësh Karmën të bëjë të gjithë punën, prapë se prapë, ia vlen.
Mund të të fusë në telashe
Nëse partneri të ka tradhtuar, shumë plane hakmarrjeje mund të jenë tunduese. Sigurisht t’i vësh në veprim këto plane të jep një ndjesi të mirë, por… nuk ke arsye që t’i bësh duart pis. Kështu që qëndro larg telasheve dhe lëre Karmën të veprojë për ty.
Ti nuk mund të përballesh me të gjithë
Nëse ne do të kërkonim të hakmerreshim ndaj çdo personi që mund të na ketë bërë keq, ne do të ishim duke shpenzuar më shumë kohë duke u marrë me këtë se sa duke ecur përpara me jetët tona! Është e natyrshme të ndihesh i inatosur… Gjithsesi, hakmarrja të bën të ndihesh edhe më keq, të vendos në të njëjtin nivel me ata njerëz të lig të cilët pretendojmë se i urrejmë.
Një person i fortë e di se kur duhet të largohet dhe ai e di gjithashtu që Karma do t’i kthehet çdokujt që i ka bërë keq. Të ecësh përpara dhe të shërohesh nga një situatë e vështirë është gjithmonë një opsion më i mirë se përpjekja për të marrë hak ndaj një personi. Pas të gjithave, Karma nuk ka një limit kohe, ajo do të mundet të veprojë tek secili person në listë, një nga një.
Karma vjen rrotull
Njerëzit e fortë e dinë që nuk duhet të kërkosh të hakmerresh kundër dikujt që të ka bërë keq sepse Karma… do të kthehet dhe do të të japë goditjen e saj. Edhe nëse të duket tunduese të marrësh hak ndaj tyre, nuk ia vlen të tërheqësh energji negative në Univers. Nuk është nevoja të hysh në anën negative të Karmës. Thjesht mbaje kokën lart dhe largohu.
Karma më e mirë është suksesi
Asgjë nuk do t’i bënte dikujt më keq se sa të të shihte duke ia dalë, veçanërisht nëse ata kanë bërë çdo gjë që kanë pasur fuqi që kjo të mos bëhet e mundur. Një njeri i fortë e di se karma më e mirë në botë është thjesht të mbledhësh veten dhe të ecësh përpara me jetën tënde. Të shërohesh, të avancosh dhe të arrish të gjitha synimet e tua do të ishte Karma më e mrekullueshme.
Si përfundim mund të themi se disa njerëz nuk janë besues të mëdhenj të Karmës dhe kjo nuk ka asgjë të keqe. Edhe nëse ti nuk beson se Karma do të vijë tek njerëzit që të kanë bërë keq, prapë është një praktikë e mirë për të mbajtur kokën lart dhe për t’u fokusuar në arrtije më tepër se sa të përpiqesh të hakmerresh.
Nuk do të jesh në gjendje të kontrollosh se çfarë bën një person tjetër, por do të jesh në gjendje të kontrollosh veten. Nuk ka hakmarrje më të mirë se arritjet në sy të njerëzve që donin që ti të dështosh.