Dijeni që të gjithë ne kemi dy zgjedhje: Ose nuk bëjmë asgjë dhe jepemi pas kotësive, ose fillojmë të ndjekim ëndrrat tona, vizionet tona, idetë tona.
Fillo duke bërë diçka, mos prit përsosmërinë. Edhe nëse nuk është saktësisht drejtimi i duhur, thjeshtë ngrihu dhe fillo të lëvizësh.
Të gjithë kemi ditë të këqija – në jetët tona, në punë… Dhe ndonjëherë kemi një seri ditësh të këqia, të cilat na nxjerrin fare nga shinat. Këto mund të marrin forma të ndryshme.
Ti nuk sigurove financimin për kompaninë që dëshiron të hapësh.
Dikush tjetër mori rritjen në detyrë, që ti e dëshiroje aq shumë.
Vlerësimi për performancën tënde ishte më pak se i shkëlqyer.
Je pushuar nga puna.
Kur del nga shinat, duket pothuaj e pamundur të mbledhësh veten dhe të shkosh atje ku duhet të jesh.
Ajo që duhet të bëjmë, është të mësojmë prej atyre që dinë të heqin dorë nga zakonet e pashëndetshëm, një aftësi që i bën njerëz të spikatur.
Ja si e bëjnë:
1. Njerëzit e shquar heqin dorë nga të luajturit vetëm sigurt – Askush nuk ka arritur ndonjëherë madhështinë, duke luajtur sigurt. Dhe ironikisht, në këtë botë që ndryshon me shumë shpejtësi, të luash sigurt është një prej gjërave me më shumë risk që mund të bësh. Të kthehesh në shina, do të thotë të jesh i guximshëm dhe pa frikë, sepse të luash i sigurt do të thotë të vendosësh që nuk dëshiron të rritesh më tej.
2. Njerëzit e shquar heqin dorë nga dyshimi tek vetvetja – E vërteta, sigurisht, është se të gjithë kemi dyshime tek vetja ndonjëherë. Por nuk mund të lejosh që dyshimi të të detyrojë të ngecësh. Kujtoji vetes se sa larg ke shkuar, kujto gjithçka që ke kaluar dhe që të është dashur të përballesh, mendo për betejat që ke fituar dhe frikat që ke kapërcyer. Mos i lërë vend dyshimit që të hedhë rrënjë.
3. Njerëzit e shquar heqin dorë nga të që-nurit të penguar – Kur gjërat nuk funksionojnë dhe kur shkojnë keq, kjo ndodh sepse ka diçka që duhet të mësosh. Por nuk mund ta mësosh, nëse ke ngecur duke provuar të njëjtën gjë herë pas here. Çlirohu dhe qasju problemeve nga një tjetër drejtim.
4. Njerëzit e shquar heqin dorë nga të gjykuarit e vetes – Gjykimi me ashpërsi i kujtdo – sidomos i vetes tënde – nuk është asnjëherë i dobishëm, dhe të jesh kritik me tepri, nuk është asnjëherë produktive. Nëse ndien sikur të gjithë po të gjykojnë, pyet veten se mos je duke dëgjuar zërin tënd. Trajtoje veten me dhembshurinë dhe kujdesin që do i kushtoje dikujt tjetër.
5. Njerëzit e shquar heqin dorë nga zhgënjimi – Asgjë që vlen nuk është e kollajtë; sfidat më të vështira janë shpesh herë ato më shpërblyeset dhe që japin më shumë kënaqësi.
6. Njerëzit e shquar heqin dorë nga të që-nurit të kontrolluar prej të tjerëve – Mund të jetë tunduese të lësh të tjerët që të marrin vendime për ty, sidomos kur ndihesh që ke dalë nga shinat, por kjo krijon probleme edhe më të mëdha. Shfrytëzo pasionin tënd për të lëvizur përtej pengesave që të bllokojnë rrugën.
7. Njerëzit e shquar heqin dorë nga të ngecurit – Të lësh një gjë nuk do të thotë të heqësh dorë, por të pranosh se ka gjëra në jetë që nuk duhet të jenë. Të lësh një gjë, është ajo që të duhet shpesh për t’u bërë më i fortë, më i lumtur, dhe më i suksesshëm.
8. Njerëzit e shquar heqin dorë nga të shmangurit – Përpiqu të fokusohesh në atë që ke si qëllim të arrish, në vend që të fokusohesh tek ajo që po të shmang nga drejtimi që ke marrë.
9. Njerëzit e shquar heqin dorë nga negativiteti – Mendimi pozitiv nuk është vetëm që të presësh që çdo kohë të ndodhë gjëja më i mirë; ka të bëjë me të pranuarit se, çfarëdolloj gjëje që të ndodhë, është mirë për momentin dhe më pas të marrësh më të mirën prej saj. Qëndro pozitiv dhe hiq dorë nga fokusimi tek ato që janë negative.
10. Njerëzit e shquar heqin dorë nga të qenët të përsosur – Dijeni që të gjithë ne kemi dy zgjedhje: Ose nuk bëjmë asgjë dhe jepemi pas kotësive, ose fillojmë të ndjekim ëndrrat tona, vizionet tona, idetë tona. Fillo duke bërë diçka, mos prit përsosmërinë. Edhe nëse nuk është saktësisht drejtimi i duhur, thjeshtë ngrihu dhe fillo të lëvizësh.