Ata që janë më inteligjentë jetojnë më gjatë. Kjo është meritë e kodit gjenetik, që përveç se e bën më të mprehtë, e mbron edhe nga sëmundjet…
Ky është përfundimi i një studimi në revistën “International Journal of Epidemiology”. Autorët kanë vëzhguar që njerëzit me intelekt më të lartë kanë tendencën të jetojnë më gjatë.
Për të kuptuar arsyen, kanë analizuar të dhënat e mbledhura gjatë tri studimeve të ndryshme me rreth 1407 binjakë. në përfundim është zbuluar një lidhje mes inteligjencës dhe jetëgjatësisë.
Ky fenomen, sipas studiuesve, rezultonte më i dukshëm te binjakët heterozigotë, krahasuar me ata identikë. Burimi i këtyre rezultateve kërkohet në trashëgiminë gjenetike të individëve.
“Kërkimi ynë tregon se lidhja mes inteligjencës dhe jetëgjatësisë i dedikohet në pjesën më të madhe gjenetikës”, shpjegon drejtuesja e këtij studimi.
“Është e mundur që ADN-ja na bën individë më inteligjentë dhe me shëndet më të mirë”.
“Për këtë arsye njerëzit me numër më të pakët mutacionesh gjenetike mund të kenë mundësi më të mëdha që të jenë më shumë inteligjentë dhe të jetojnë më gjatë. Por duhet të thellohemi në studime të mëtejshme që të kuptojnë se cilat janë proceset që ndikojnë më shumë”, shkruan revista.