Njerëzit më pak tërheqës punojnë më shumë?!

Prishtinë | 11 Qer 2023 | 00:33 | Nga Ekonomia Online

Mendoni disa minuta për shumë të famshëm që kanë bërë karrierë dhe pasuri, por që nuk janë të bukur…

Ka më shumë kuptim të mendosh se sa më i mirë është dikush, aq më shumë do të shpërblehet. Në fakt, shumë studime u pajtuan me këtë, madje u zbulua se njerëzit tërheqës fitojnë rreth 20% më shumë sesa njerëz më pak tërheqës. Por studimi më e fundit e hedh poshtë këtë tezë duke e kundërshtuar dhe se e kundërta e kësaj ishte e vërteta. Pra produktivitet mund të merrni vetëm nga personat që nuk janë të bukur.

Më poshtë do të kuptoni arsyet pse personat e “shëmtuar në pamje” paguhen më shumë.

Njerëzit që nuk janë tërheqës paguhen më shumë. Një studim i vitit 2018 ndoqi rreth 20.745 amerikanë nga mosha 16-vjeç derisa ata mbushën 29 vjeç për të parë sesa të mëdha do të ishin fitimet e tyre dhe nëse pamja e tyre e jashtme do të ndikonte në pagesën që do të fitonin. Rezultatet ishin befasuese sepse njerëzit që nuk ishin tërheqës fitonin shumë herë më shumë se ata që ishin me pamje të bukur.

Njerëzit e bukur thjesht tërheqin vëmendje me pamjen e tyre, por kur vendosen në provë, garën e fitojnë të shëmtuarit sepse kanë më shumë produktivitet.

Studimi gjithashtu përpiqet të krahasojë metodat e tyre me studimet e mëparshme për të kuptuar pse ata dolën me një rezultat krejtësisht të ndryshëm. Një studim i vitit 2011, për shembull, zbuloi se njerëzit që binin më shumë në sy, kishin gjasa të punësoheshin më shpejt dhe të fitonin paga të larta.

Një nga arsyet pse studimi i vitit 2018 mund të jetë më i saktë është se studimet e tjera thjesht grumbullonin të dhënat “shumë tërheqëse” dhe “jo tërheqëse” në një kategori. Një arsye tjetër është se studimet paraprake nuk morën parasysh faktorët e shëndetit, inteligjencës dhe personalitetit.

Meqenëse studimi krahasoi në mënyrë specifike pagat e pjesëmarrësve në moshën 29 vjeç, mund të argumentohet se në vitet 30 dhe 50 të tyre, kjo mund të ndryshojë. Pra u zbulua se të kesh një fytyrë të bukur ose jo, kjo mund të ndikojë ndjeshëm në të ardhurat e karrierës suaj ndër vite. Një fytyrë e bukur do të ndryshojë me kalimin e viteve kështu që siguria është te aftësia e personit për të punuar dhe jo te pamja.

Të ngjashme