Organizatat GLPS dhe ÇOHU organizuan tryezën e diskutimit “Reforma në sistemin e drejtësisë në Kosovë: Drejtësia 2020 dhe procesi i rishikimit funksional të drejtësisë”, raporton Ekonomia Online.
Drejtoresha ekzekutive e GLSP-së, Arbëresha Loxha, tha se sistemi i drejtësisë kritikohet për ndikim politik, mungesë të efiçiencës së trajtimit të rasteve dhe në mungesë të besimit të qytetarëve.
Ajo tha se lufta kundër korrupsionit nuk përfundon me këtë javë .
“Përgjatë viteve të fundit disa qeveri kanë nisur disa procese që kanë përfunduar të jenë sipërfaqësore, nuk kemi arritur të shohim rezultate konkrete në sistemin e drejtësisë. Sistemi i drejtësisë kritikohet për ndikim politik, mungesë të efiçiencës në trajtim të rasteve dhe besimin e qytetarëve”, tha ajo.
Alison Storsve nga Ambasada e ShBA-së në Prishtinë, tha se në javën kundër korrupsionit janë fokusuar në Ligjin për Sinjalizues.
“Këtë javë jemi fokusuar në “Ligjin për Sinjalizues”, por e kënaqur në këtë panel. Drejtësia në Kosovë në vitin 2010 ka filluar dhe ka vazhduar reformat. Sektori të ketë reforma të merituara që përputhen me shtetet e EU-së”.
Ajo shpreson që Qeveria e re të ecë në procesin e rishikimit funksional të sistemit të drejtësisë.
“Qeveria e re shpresojmë të ecë procesin më tutje. Shpresojmë që qeveria e ta përkrahë dhe të përdorim praktikat më të mira. Ka përpjeke politike për të shkuar në shkallën e dytë. Na duhet pjesa e implementimit, qytetarët të kërkojnë përgjegjësi nga zyrtarët. Ndihma jonë do të vazhdojë. Vettingu po shkakton konfuzion”, tha ajo.
Rina Koliqi nga Çohu tha se kanë arritur të identifikojnë disa nga problemet.
“Kemi arritur të identifikojmë problematikat. Sistemi i drejtësisë është ballafaquar me sfida që kanë pamundësuar funksionimin e mirëfilltë. Me të gjitha përpjekjet në prokurori dhe gjykata ende ka problem me zgjidhjen e lëndëve. Nga viti 2000-2017 mbi 20 mijë lëndë janë vjetërsuar. Nuk është identifikuar ndonjë ndëshkim i gjyqtarëve për lëndët e parashkruara. Përfaqësimi i aktakuzave një shqetësim tjetër, papërgatitja e prokurorëve në përfaqësimin e prokurorëve po i shkakton sistemit të drejtësisë në rezultate të dobëta”, tha ajo, raporton EO.
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Qemal Marmullaku, tha se synimi kryesor i tyre është identifikimi i pengesave kyçe në mënyrë që të sigurohet mbarëvajtja e procesit.
“ Në 2018 është riiniciuar ky proces, kjo është një reformë e ministrisë së Drejtësisë që synon për të mënjanuar pengesat. Synimi kryesor është që të identifikohen pengesat kyçe dhe duke trajtuar ato në masa të qarta të sigurojmë mbarëvajtje te sektorit. Rishikimin funksional e kemi ndarë në tri pjesë: diagnostifikimin e sektorit për mes 6 analizave, analizimi i problemeve kyçe dhe hartimi i strategjisë sektoriale të ligjit, strategji qe është e para e kësaj natyre”, tha ai.
Deputetja e zgjedhur e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, tha se një nga prioritet e partisë është që të sjellin Vetting në drejtësi.
Ajo tha se Vettingu do ta kthejë besimin e qytetarëve.
“Synimi i qeverisë së ardhshme dhe shpresojmë që presidenti Thaçi ta thërras seancën. Secila prej çështjeve sa i përket ministrisë së Drejtësisë ne do ta rishikojmë dhe ta analizojmë dhe gjithnjë në bashkëpunim me shoqërinë civile. Qëllimi jonë nuk është që çkado që ka punuar qeveria e kaluar ta hedhim poshtë. Ndryshimi i shpesh i ligjeve shumë po na bënë problem sepse po bijën ndryshime kur po i teket diçka”.
“Një prej prioritete është procesi i vettingut dhe besoj që duhet nisur nga nivelet më të larta. Dhe ka me qenë një proces që ka me e kthy besimin e qytetarëve në drejtësi. Procesi i vettingut është prioriteti i i vetëm i qytetarëve që mund ta kthejë besimin. Në mandatin e kaluar në kemi proceduar një projektligj për identifikimin e pasurisë. Një qytetar i cili është i pastër dhe i pa korruptuar nuk ja ka frikën një ligji të tillë. Interes i Kosovës është me luftu korrupsionin sepse na kanë zënë frymën me krim e korrupsion sepse më së shumti korrupsion ka në nivelet”.
Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Armend Zemaj, tha se qytetarëve duhet ofruar shtet ligjor derisa përmendi se shumica e pozitave vendimmarrëse janë udhëhequr nga njerëz të lidhur me politikën.
“Pa një koordinim dhe harmonizim të qëndrimeve edhe nëse duam të prekim elementet kushtetuese të ndryshimit po keqpërdoruesit do të jenë të paprekshëm. Shumë kategori merren me luftimin e korrupsionit po rezultatet tregojnë që ka mangësi. Ne duhet të merremi me sistemet në tërësi për t’i ofruar qytetarëve shtet ligjor. Pozitat vendimmarrëse janë udhëheq nga njerëz që kanë qenë të lidhur direkt me politikën”, tha Zemaj, raporton EO.
Arton Demhasaj nga Çohu tha se kategoria e njerëzve më të pasur në Kosovë ndërlidhet me funksionarët politik.
“Ne po e shohim që në mënyrë kategoria e njerëzve më të pasur në Kosovë ndërlidhet me funksionarët politik. Pasuritë që deklarohen vërtet janë pasuri që shkojnë në shifra milionëshe dhe aty krijohet bindja që ka pasuri të paligjshme”, tha Demhasaj, raporton EO.