Njëri ju thotë “kriza e energjisë vazhdon me vite, skemi me pas energji”… e tjetri bën hajgare

Prishtinë | 05 Shk 2026 | 21:10 | Nga Shenoll Muharremi

Njëri ju thotë “kriza e energjisë vazhdon me vite, skemi me pas energji”… e tjetri ban hajgare me investitorë “hajdeni se jemi gati!”

Më doli një punë intenzive me një mik tem qe sa ditë e nuk mujsha me qu kryet shumë, edhe bukë kam ‘harru’ me hangër dy njo dytë ditë, po kjo është mirë për shëndetin dhe peshën time.

Do gjana që më kanë ra në vesh këto ditë.

Dje kishte deklaru ministrja që duhet me “sakrifiku” ende! Nëse e vërtetë kjo, nënkupton që rritje të cmimit të rrymës ka me pas edhe vitet e ardhshme jo vetëm 2026!

Ajo dekleratë nuk mu duk vetëm si pasojë e jokompetencës së qeverisë vitet e fundit, po pak edhe si sadizëm duket kjo. Nuk po ju del mjaft zullumi deri tani për bizneset dhe familjet kosovare, e as migrimi e largimi jashtë Kosovës i rinisë. Janë zbrazë fshatrat e fuqi punëtore cilësore u ba vështirë me gjete.

Dmth endeeeeee… edhe vitin e ardhshëm vazhdojna me kriza energjise. Edhe tjetrin pastaj… derisa kolapsojme krejt. Ndoshta dikush nervozohet aq shumë e përmine shkon i nxjer prej zyrës qata përgjegjës. Po mos harroni qe demokracia e ka qito, i fituan 51% e duhet me i duru, por me e nxjere me te miren prej tyre.

Dmth ne kemi me vazhdu me importu rrymë me të madhe.

Normal, kur nuk i ndërton kapacitetet e energjisë me kohë, tash importojna me miliarda energji. E kush e paguan faturën? Familjet dhe qytetarët më të varfër të Evropës e bizneset tona paguajnë çmime “premium” të energjisë së importit, në vend se me ju shërby energjinë tonë 5 herë më të lirë.

Krejt kjo ka qenë e shmangshme dhe kemi pas mundësi me evitu nëse qeveria jonë kish dëgju pak, po ata janë vetëm me u justifiku e me gjetë arsye pse është kështu punë… Me gjasë vetën se shohin këta e gjithashtu nuk ka qëllu asnjë person me dinjitet e integritet me i tregu ne fytyrë Albinit si e ka punën jashtë rrethit të tij!

Pesë vite nuk janë ndërmarrë veprimet e duhura, e tash justifikime e këshilla sa të duash. Po masi i keni votu me 51% përkundër dështimeve dramatike në energji dhe ekonomi, mirë po jau bëjnë.

… Ndërkohë, më ra në sy sot a dje që KM i thojke investitorëve “Hajdeni se jemi gati”. Sa ironike, aq e papërgjegjshme nga ana e tij. Po si me ardh investitorët kur nuk ke as energji?

Kur thotë qeveria “kemi me pas kriza të energjisë” e që nuk kanë me punu gjenerimi si duhet, çka po pret prej investitorëve? Edhe ata që i ke kanë me të ik, se energjia është parakushti më bazik, por nuk mjafton me kaq.

Investitorët nuk vijnë me dëshu kapitalin e tyre në Kosovë. Nuk të vjen askush kështu, pa kriju kushte! E ura e re e ibrit nuk ju ndihmon aspak në këto raste.

Po ndoshta edhe i pëlqen qeverisë tonë kjo, se ata nuk e dojnë sektorin privat dhe ekonominë; ata e ndëshkojnë sa më shumë që me forcu “publiken”.

E kjo tregon sa naiv edhe jokompetentë që janë, se publikja nuk ka si ekziston e financohet pa privatin që duhet me punu, me fitu e me pagu taksa që publikja me u pagu e me ekzistu.

Pa e forcu privatin dhe ekonominë nuk ka as publike e as siguri kombëtare, se të kapin për fyti Vuk Hamoviqat e t’i marrin krejt paret e popullit e ta gjunjëzon ekonominë derisa kolapsojmë.

Na ndoshta e meritojmë këtë qeveri e përfaqësim, se me pasë pasë mend në kry, i kishim ndëshku këta dhe i kishim eduku, i kishim shti me u bë ma të mirë.

E tash këta po thojnë “Ende nuk e keni pa çka është zullumi”. Vazhdojmë me kriza e depresion socio-ekonomik. Ende edhe dy vjet rritet çmimi i energjisë e shkatërrohet ekonomia e buxheti familjar.

Tash po i shoh qe disa protesta po organiohen, mire shume. Kjo shoqeri ka shume nevoje per protesta, ama jo vetem kundër Kurtit e LVVsë, por me u mesu me kërku sherbim nga qeveritë kushdo që vjen aty. Mos të jetë protesë anti-qeveritare se LVV e keni me demokraci e tapi aty!

Gjithashtu e lexova që para KEDS-it një protestë po mbahet. Mirë, jo keq, po pse te KEDS-i? A nuk duhet para qeverisë, ZRRE-së, Ministrisë së Energjisë dhe Ekonomisë? Mos e kemi gabu adresën?

Te KEDS/KESCO është sikur me i shfajësu ata që përnime janë përgjegjës. Ata po i kërkojnë mjetet që i kanë harxhu për ne e që na i kemi leju deri tani. Secili biznes kqyr me fitu sa më shumë.

Ne po duket që jemi një shoqëri ende infante që as nuk e njeh vetën e as nuk është mësu me kërku shërbim nga ata që i paguan. Derisa mësohemi, ka gjasë që kemi me hjek edhe shumë vite, por është proces i pashmanshëm.

E nëse nuk kemi pas inteligjencë me kuptu a ka punu mirë qeveria a jo për pesë vjet, atëherë supozohet që nëse truri nuk na edukon, na edukon xhepi e barku me rritje të cmimeve e inflacion kronik. E nëse as kjo nuk i ndihmon kësaj shoqërie, ashtu si po duket rasti, atëherë i edukon ‘prapanica’ se qeveria e bankat nuk kanë me ja ndalë zullumin derisa mësohemi “the hard way”.

Të ngjashme