Njëri nga të plagosurit në grabitjen e armatosur në Veternik në Mjekimin intensiv, në gjendje të rëndë

Prishtinë | 17 Mar 2025 | 15:15 | Nga Gzim Mujaj

Drejtori i Klinikës së Mjekimit Intensiv, Gazmend Spahiu, në një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë se njëri nga të plagosurit në  grabitjen e armatosur në Veternik, i cili është duke u trajtuar në mjekimin Intensiv, është në gjendje të rëndë.

Ai ka thënë se kanë pranuar pacientin me plagë nga arma e zjarrit dhe se tani tha se janë në fazën e stabilizimit të tij.

“Po sot është pranuar një pacient i cili ka pësuar plagë nga arma e zjarrit dhe pas intervenimit kirurgjik është sjellë te ne. Tani jemi në fazën e stabilizimit të tij, edhe pse gjendja është e rëndë”, ka thënë Spahia për EO.

Të ngjashme