Raportet e ndryshme sugjerojnë se këtë vjeshtë do të ketë tre modele të reja të iPhone ndërsa një spekulim i radhës bën të ditur se njëra prej këtyre pajisjeve mund të vijë një ose dy muaj me vonesë.
Sensori 3D është teknologjia e realitetit të shtuar nga Apple, që do të mbledh imazhe nga kamerat në të dy anët e pajisjes për të krijuar ‘selfie’ dhe lojëra 3D.
Kjo teknologji do të jetë prezente vetëm në iPhone 8 dhe jo në iPhone 7S dhe 7S Plus.
Burimi i njejtë poashtu deklaron se iPhone 8 do të ketë ekran OLED, përderisa modelet 7S do të vijnë me ekrane LCD.