Apple sjell iPhone 8 dhe 8 Plus tashmë në ngjyrë të kuqe

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 19:39 | Nga

Gjiganti i teknologjisë, Apple, ka njoftuar të hënën se ka sjellë në treg modele të reja të kuqe të iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus.

Produktet e kuqe të iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus janë identike me ato të vitit të kaluar por kanë një përfundim të ri të ngjyrës, njofton Klan Kosova.

Apple zakonisht lanson versione të kuqe të iPhonëve së saj disa muaj pasi produkti i parë godet raftet e dyqaneve.

Për shembull, ajo nisi një version të kuq të iPhone 7 në mars 2017.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme