Një person, i kthyer nga SHBA-ja, ka dalur pozitiv në testin për koronavirus.
Kjo është e ditur nga burime të KOHËS.
“Ky person ka qenë në grupin e 143 personave të kthyer”, ka thënë shkurt ky burim.
Të 143 qytetarët, të ngujuar në SHBA për shkak të pandemisë, ishin kthyer në Kosovë të shtunën.
“Sot në Prishtinë arriti fluturimi i riatdhesimit të qytetarëve të Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me ndihmën e institucioneve të Republikës së Kosovës, 143 bashkatdhetarë të ngujuar në SHBA për shkak të pandemisë COVID-19 tashmë janë rikthyer në shtëpi”, kishte bërë të ditur me këtë rast Ambasada e SHBA-së në Kosovë.