145-vjeçarin e ka harruar vdekja, e ka blerë varrin qe 24 vjet

Prishtinë | 31 Gus 2016 | 20:18 | Nga

Pretendon se ka 145 vite mbi supe dhe thotë se ndjehet i lodhur nga jeta e ka shprehur dëshirën për të vdekur.

Mbah Gotho është një indionezian që banon në ishujt Java. Ai ka një kartë identiteti ku datëlindja është e 31 dhjetorit 1870.

Si të mos mjaftonte kjo, autoritetet vendase thonë se data është e saktë dhe e bazuar në regjistrat e hershëm të vendit.

Gotho ka parë t’i largohen nga jeta katër gra dhe të gjithë të afërmit, madje edhe fëmijët. Të vetmit të afërm që i kanë mbetur janë disa nipër, shumë stërnipër dhe akoma më shumë stër-stërnipër.

2

“Gjithçka që dua tani është që të vdes”, thotë ai për mediat indoneziane.

Dhe këtë dëshirë, 145-vjeçari e ka çerekshekullore. Ai thotë se ka blerë vendin e varrimit që në vitin 1992 pranë djemve të tij me shpresën se do t’u bashkohet së shpejti.

Nipërit që kujdesen për të thonë se tashmë i moshuari, që nëse vërtetohet plotësisht do të ishte më i vjetri në historinë e njerëzimit i regjistruar ndonjëherë, tashmë rri gjithë ditën ulur duke dëgjuar radion pasi shikimi i ka humbur thuajse plotësisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme