Njeriu i afërt i Xhavit Halitit e “godet” fort VV-në: Ju jeni fundërrina që kundërmoni

Prishtinë | 04 Pri 2021 | 12:24 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i PDK-së, në Pejë, Arton Muhaxheri, ju ka reaguar ashpër zërave te VV-së, të cilët i kanë hapur sy e vesh dhe po e shohin si shpëtimtare të tyre Xhavit Halitin, e PDK-së. Muhaxheri në një shkrim të tije në fcb, i ka quajtur fundërrina që kundërmoni zyrtaret e VV-së. Shkruan Telegramisot.

Ky është shkrimi i plote i Artan Muhaxherit.

Ju jeni fundërrina që kundërmoni

Nuk po më besohet që vjen dita edhe ti thurret vargje Xhavit Halitit nga njerëz të VV-se, madje disa edhe po i përgjerohen qe të kthehet nga Pograreci për ta votuar Vjosen për Presidente.

Ndërsa une te freskëta i kam fyerjet, ofendimet, linçimet publike për mua dhe familjen time, vetëm pse u bëra pjesë e PDK-së 6 vite me parë dhe që u bëra poashtu një nga bashkpuntoret e z.Haliti i cili në atë kohë për këta fundërrina ishte, kriminel, vrasës, hajn e çka jo tjetër, derisa une nga dita e parë edhe sot vazhdoj të jem krenar që kam mundesinë për të punuar me të.
Prandaj ju jeni thjeshtë fundërrina që kundërmimin e erën tuaj shpejtë do ta nuhas edhe populli.
#përpiktëqefit

Të ngjashme