Njeriu i Kryeministrit Kurti në ShBA i tërheq vërejtjen Amerikës që të mos përzihet në punët e brendshme të Kosovës

Prishtinë | 19 Qer 2021 | 18:08 | Nga Ekonomia Online

Admir Molla, një shqiptar i cili jeton në New York e me të cilin kryeministri Kurti bisedon për raportet e Qeverisë së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ka thënë Ambasadorit amerikan, Philip Kosnett, që të mos përzihet në punët e brendshme të Republikës së Kosovës. Kjo pasi Kosnett ka thënë se Kosova ka detyrim të themelojë Asociacionin.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ditë më parë ka thënë se SHBA-ja beson që Kosova ka detyrim themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe se historia s’ka filluar me krijimin e Qeverisë Kurti. Një deklaratë e tillë e Kosnett ka nxitur reagime të shumta, derisa vetë Kurti në kundërpërgjigje, ka insistuar se Kosova s’mund të themelojë Asociacion njëetnik.

E pas kësaj deklarate ka reaguar edhe Admir Molla, i cili është pjesë e komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e që nga publikimet në rrjete sociale shihet që ka kontakte dhe afërsi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Molla ka udhëzuar Ambasadorin Kosnett që të mos përzihet në punët e brendshme të Kosovës.

“Amerikanë s’jetojnë në Kosovë. Shumica e tyre kurrë s’kanë dëgjuar për Kosovën. Ambasadori i SHBA-së nuk duhet ta përfshijë veten e tij në punët e brendshme të Kosovës. Secili vend ka të drejtë për sovranitetin e vet pavarësisht madhësisë. Franca e ka çliruar Amerikën, por a është SHBA-ja gjithmonë borgjlike? Jo.”, ka shkruar Molla.

Molla thotë se kjo çështje shkon përtej kryeministrit Kurti dhe ambasadorit Kosnett. Ai thotë se në shoqërinë kosovare  ndryshe vlerësohesh nëse e ke emrin Andreë dhe ndryshe nëse e ke Admir.

Americans don’t live in Kosovë, most have never even heard of Kosova. The US ambassador should not involve himself in internal affairs. Regardless of size every country has a right to its sovereignty. Also, France liberated the US but is America forever indebted? No.— Admir Molla (@AdmirMolla) June 17, 2021

Kryeministri Kurti më 22 mars të këtij viti ka zhvilluar edhe një takim virtual me Mollën, me të cilin kanë biseduar për rolin që shqiptaro-amerikanët do ta kenë në qeverinë e re dhe për atë se si do të thellohen raportet në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Screen shot nga profili i Admir Mollës

Ndërkohë në shumë postime, Molla nuk e fsheh simpatinë e tij për Albin Kurtin.

Të ngjashme