Kanë kaluar 38 vjet qëkur Mark David Chapman kishte vrarë një nga emrat më të mëdhenj të muzikës ndonjëherë – John Lennonin.
Bordi i Faljes për herë të dhjetë nuk pranoi kërkesën e Chapmanit për falje, duke theksuar se ky veprim ishte në kundërshtim me dispozitat ligjore.
Për herë të parë që nga vrasja e Lennonit, Chapman ishte i vetëdijshëm për atë që po bënte – ai pranoi se ndiente turp për atë që kishte bërë.
“Për 30 vjetët e fundit unë nuk mund të them se ndihesha i turpëruar, por tani e di se çfarë është turpi”, tha Chapman gjatë seancës dëgjimore.
Megjithëse shprehu keqardhje dhe pranoi se kishte bërë dëm të pariparueshëm, bordi nuk e pranoi kërkesën për falje, transmeton ksp. Anëtarët e bordit thanë se lirimi i Chapmanit do të provokojë revoltë të madhe dhe ai nuk mund të ishte i sigurt në liri.
Gjatë dëgjimit, u fol për ngjarjet e 8 dhjetorit të vitit 1980, kur pasi mori autografin e Lennonit, Chapman e vrau atë disa orë më vonë. Tha se kishte luftuar me vendimin nëse duhej ta vriste apo jo.
“Isha shumë i preokupuar me këtë ide. Më kujtohet të kem menduar: “Hej, more autografin në album, ta nënshkroi – vetëm shko në shtëpi. Por nuk kishte shanse vetëm të shkoje ashtu në shtëpi”, deklaroi Chapman para Këshillit për falje.
Edhe pse tani vrasja konsiderohet e pakuptimtë, Chapman tha se donte të ishte popullor dhe nuk kishte asgjë kundër Lennonit.
“U sigurova se plumbat po e vrisnin. Menjëherë pas krimit, isha i shqetësuar se ai nuk kishte vuajtur”, tha ai.