Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, që nga fillimi i vitit të ri shkollor 2025/26, ka vazhduar me realizimin e planit të veprimit ‘siguria në shkolla’, në kuadër të këtij plani në fushën e vetëdijesimit janë duke mbajtur edhe ligjërata me nxënës të shkollave fillore.
Gjatë muajit shtator, zyrtarët policorë me qëllim të vetëdijesimit të nxënësve për rregullat themelore në trafikun rrugor, kanë mbajtur ligjërata me nxënës me temat ‘Siguria në trafikun rrugor” dhe “Siguria e qarkullimit të këmbësorëve në trafik” ku përveç ligjëratave bashkë me nxënës janë realizuar edhe aktivitete praktike në rrugë .
Ligjëratat kanë për synim të plotësojnë nxënësit me njohuri shtesë dhe të domosdoshme në fushën e njohurive dhe rregullave elementare të sigurisë në trafik.
Angazhimet policore për ofrimin e sigurisë, këshillimit, edukimit dhe aktiviteteve tjera parandaluese do të jenë të vazhdueshme përgjatë tërë vitit shkollor.


