Njësia Speciale ka hyrë brenda në Manastirin e Banjskës, ku është ngujuar grupi kriminal i armatosur në komunën e Zveçanit.
Pritet që aksioni të përfundojë brenda orës, raporton EO.
Deri tani, sipas informacioneve zyrtare të Policisë së Kosovës janë tre sulmues të vrarë dhe një i arrestuar.
Kujtojmë se sot në orët e hershme të mëngjesit, një grup i organizuar dhe i armatosur ka hapur zjarr ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ku si pasojë një polic ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.
KFOR-i ka dalë me një reagim se janë në afërsi të Banjskës dhe se janë në gatishmëri të përgjigjen nëse shfaqet nevoja, duke theksuar se Policia e Kosovës janë përgjegjësit e parë.