Njësia Speciale e Reagimit të Shpejtë kryen trajnimin e SWAT-it amerikan, Ambasada e SHBA-së: Të gjithë jemi më të sigurt

Prishtinë | 18 Pri 2025 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka njoftuar se pjesëtarë të njësisë Speciale të Ndërhyrjes së Shpejt kanë përfunduar me sukses kursin 5 javor të SWAT, që drejtohet nga Programi i Ndihmës Antiterrorizëm i Sigurisë Diplomatike.

Ambasada shkruan se ky trajnim forcon bashkëpunimin e sigurisë mes SHBA-së dhe Kosovës dhe mban të sigurt Ambasadën e SHBA-së dhe dy vendet.

“Trajnimi juaj forcon bashkëpunimin e sigurisë SHBA-Kosovë dhe mban të sigurta Ambasadën e SHBA-së dhe vendet tona. Faleminderit për shërbimin dhe përkushtimin tuaj”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Të ngjashme